Intervista Podcast me tranjerin e suksesshëm Z. Ismet Munishi

todayJune 7, 2026 1

Background
share close

Në emisionin “Mes Dy Botëve” me Asdren Gashin, i ftuar ishte z. Ismet Munishi, një nga trajnerët më të suksesshëm në Kosovë. Së bashku biseduam për Kombëtaren e Kosovës dhe Kombëtaren e Shqipërisë, si dhe për atë se çfarë duhet të bëjnë këto përfaqësuese, sipas z. Munishi, për të arritur nivelet më të larta dhe për t’u kualifikuar si në Kampionatin Europian ashtu edhe në Kupën e Botës.

Gjithashtu, folëm për karrierën e tij si trajner, sfidat dhe surprizat gjatë rrugëtimit të tij profesional, si dhe për ekipet që ka drejtuar në Kosovë. Ai ndau edhe pengun e tij për të mos qenë trajner i Shkëndijës së Tetovës, pavarësisht se kishte marrë një ftesë zyrtare..

Një intervistë pa dorashka për sportin në Kosovë dhe më gjerë, me fokus të veçantë te futbolli dhe të rinjtë në sport. Në fund të intervistës, z. Munishi deklaroi se, nëse do të ishte trajner i Kombëtares së Kosovës, sot Kosova do të ishte e kualifikuar për Kupën e Botës.

Një intervistë që nuk duhet humbur. Për më shumë, ju ftojmë ta dëgjoni dhe ta shijoni.

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%