Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Përshëndetje miq!
Kemi kënaqësinë që në podcastin tonë, në emisionin e së premtes “Me Dy Botëve” me Asdren Gashi, të mirëpresim një nga emrat më të veçantë dhe më të rrallë të fotografisë shqiptare, Arian Mavriqi fotografin shqiptar të botës së egër, i cili me objektivin e tij ka sjellë magjinë, bukurinë dhe egërsinë e natyrës më pranë publikut shqiptar.
Në këtë bisedë të veçantë folëm për faunën dhe kafshët e egra në trojet tona, sfidat dhe rreziqet që sjell fotografia në natyrë, jetën personale dhe profesionale, si dhe dashurinë e pafund për aparatin dhe artin e fotografisë.
Ariani vjen jo vetëm si një artist i talentuar, por edhe si një frymëzim i madh për të rinjtë shqiptarë kudo që ndodhen, duke dëshmuar se me pasion, punë dhe përkushtim mund të arrihet çdo ëndërr.
Mos e humbisni këtë episod special!