Intervista Podcast z. Refki Morina, ish-kolonel i Policisë së Kosovës

todaySeptember 12, 2026 1

Background
share close

Këtë të premte, në emisionin “Mes Dy Botëve”, i ftuar ishte z. Refki Morina, ish-kolonel i Policisë së Kosovës dhe një nga zërat e hershëm publikë të policisë.

Në këtë podcast zhvilluam një bisedë të rëndësishme mbi sigurinë në komunikacion dhe gjendjen e rrugëve në Kosovë.

Folëm për aksidentet e fundit me pasoja fatale, shkaqet që po çojnë në humbjen e jetëve në rrugë dhe masat që duhet të ndërmarrin institucionet për parandalimin e tyre.

Një vëmendje të veçantë i kushtuam edhe fluksit të madh të diasporës gjatë sezonit të verës. Si mund të menaxhohet më mirë trafiku? Si mund të shmangen aksidentet? Dhe a janë rrugët dhe infrastruktura e Kosovës të përshtatura për një numër kaq të madh automjetesh?

Gjatë bisedës diskutuam për shpejtësinë, kulturën në trafik, kontrollet policore, sinjalistikën, përshtatjen dhe sigurinë e rrugëve, si dhe shumë çështje të tjera që prekin drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Një intervistë me shumë tema të rëndësishme, përvoja dhe mesazhe të vlefshme nga z. Refki Morina.

Dëgjojeni podcastin e plotë “Mes Dy Botëve” dhe mos e humbisni këtë bisedë!

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP