Intervistë Podcast me z. Astrit Hyskaj: Çfarë dinte para vendimit në Hagë

todaySeptember 19, 2026 9

Background
share close

Në emisionin “Mes Dy Botëve”, mysafir ishte z. Astrit Huskaj, Kryetar i Veteranëve të UÇK-së në Amerikë.

Në këtë intervistë zhvilluam një bisedë të gjerë mbi UÇK-në, luftën dhe sakrificën e veteranëve, si dhe mbi zhvillimet e fundit në Hagë dhe reagimet e veteranëve pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua edhe një deklarate të Astrit Huskaj, e cila kishte ngjallur shumë diskutime. Para shpalljes së vendimit, ai kishte deklaruar publikisht se kishte informacione se katër ish-krerët e UÇK-së do të dënoheshin.

Biseduam gjithashtu për qëndrimin e veteranëve, zhvillimet në Hagë dhe mënyrën se si këto vendime janë pritur nga komuniteti shqiptar në Amerikë dhe më gjerë.

Një intervistë me tema të ndjeshme dhe të rëndësishme, në “Mes Dy Botëve”. Dëgjojeni podcastin e plotë me Astrit Huskaj.

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP