“Mes dy Botëve” Intervista me Psikologen Teuta Cacaj-Sadiku

todayNovember 8, 2026 11

Background
share close

Në emisionin “Mes Dy Botëve” në Skandinavian Albania Radio, pata kënaqësinë të zhvilloj një bashkëbisedim me psikologen Teuta Cacaj-Sadiku, për një temë të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme: vetminë e prindërve që mbeten në Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa fëmijët e tyre jetojnë në mërgim.

Folëm për mungesën fizike dhe emocionale, për përgjegjësinë e përbashkët të fëmijëve ndaj prindërve, si dhe për rëndësinë e telefonatave, vizitave dhe kujdesit të vazhdueshëm.

Një bisedë ku trajtuam edhe anën psikologjike të vetmisë, nevojën për afërsi dhe ndikimin që ka largësia në jetën emocionale të prindërve.

Faleminderit Teutës për bisedën e sinqertë, këshillat e vlefshme dhe mesazhet e rëndësishme!

Prindërit kanë nevojë të na dëgjojnë dhe të na ndiejnë pranë. T’i telefonojmë më shpesh, t’i dëgjojmë me durim dhe, mbi të gjitha, t’u kushtojmë kohën dhe vëmendjen që meritojnë.

Sepse dashuria nuk matet vetëm me fjalë, por edhe me praninë dhe kujdesin tonë.

 

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP