Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Podcast special me Andi Deçkën një nga gazetarët më me përvojë të sportit shqiptar!
Në këtë episod sjellim një bisedë të veçantë me Andi Deçkën, emër i njohur për të gjithë ndjekësit e futbollit dhe analizës sportive.
Me mbi 20 vite përvojë në gazetari, Andi ka qenë pjesë e mediave më të rëndësishme shqiptare:
“Sporti Shqiptar” (2000–2002)
“Telesport” (2002–2004)
18 vite në “Digitalb” dhe “Supersport” ku ka qenë kryeredaktor dhe drejtues i emisionit “Kuq e Zi” (2018–2022), duke ndjekur nga afër turnetë europianë, kampionatet botërore dhe ndeshjet e Kombëtares Shqiptare.
Sot, Andi është pjesë e komunitetit shqiptar në Suedi dhe komentator i UEFA-s.
Në këtë bisedë, do të flasim për dy përballjet e radhës:
Serbi – Shqipëri (11 tetor)
Suedi – Kosovë (13 tetor)