Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Në këtë bisedë të sinqertë dhe të hapur folëm për festën e Pavarësisë, e cila do të organizohet më 29 nëntor, në orën 13:00, me të ftuar specialë.
Gjithashtu, diskutuam për aktivitetet e shumta që organizon Shoqata “Jehona”, ndër të cilat:
Kampionatin e shahut;
Grupin LAB në Stockholm;
Mësimet e gjuhës shqipe për fëmijët;
Dhe një risi të veçantë: kurset e pikturës, ku të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të mësojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre artistike.
Një bisedë e sinqertë, e pastër dhe plot mesazhe pozitive nga drejtuesi i Shoqatës “Jehona”, z. Bledar Zoto, i cili u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të jenë pranë komunitetit, të kontribuojnë për njëri-tjetrin dhe të ruajnë frymën e bashkimit.
Sepse komuniteti bëhet më i fortë kur mblidhemi së bashku, bisedojmë, mësojmë, kërcejmë dhe marrim pjesë në aktivitete që na afrojnë me njëri-tjetrin dhe na mbajnë të lidhur me gjuhën, kulturën dhe traditat tona.
Shoqata “Jehona” është një vatër bashkimi, kulture dhe dhe krenarie shqiptare në Stockholm!