Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjatë ditës së sotme, policia franceze ka vrarë një person të armatosur i cili tentoi t’i vinte flakën një sinagoge në qytetin verior të Ruanit. Agjencia AFP raportoi se personi i vrarë “ishte i armatosur me një thikë dhe shufër hekuri. Ai iu afrua policisë, e cila e qëlloi” për vdekje. Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, reagoi në platformën X (Twitter).
“Policia kombëtare në Ruan mëngjesin e sotëm neutralizoi një person të armatosur, i cili qartësisht dëshironte t’i vinte flakën sinagogës së qytetit.”
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)