Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Polonia do të blejë sistem zbulimi amerikan të hapësirës ajrore, për të monitoruar kufijtë e saj verilindorë. Njoftimin e dha Ministri i Mbrojtjes së Polonisë, i cili tha se Polonia nënshkroi marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për dorëzimin e sistemit, me vlerë prej 960 milionë dollarësh. Sipas tij, marrëveshja bashkëpunuese mes SHBA-së dhe Polonisë, u bë për sigurinë e shtetit polak.
Polonia synon të investojë 2.6 miliardë dollarë në mbrojtjen e kufirit lindor. Ajo i ka rritur shpenzimet e mbrojtjes së vendit në rreth 4% të prodhimit të brendshëm bruto për këtë vit, teksa kërkon të forcojë forcat e saj të armatosura pas sulmeve ruse në Ukrainë.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)