Shqiperi & Kosove

Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në kabinetin qeveritar

todayJuly 30, 2024 3

Background
share close

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dekretoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. Begaj në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, mori në shqyrtim propozimin e Kryeministrit Edi Rama, të datës 28 korrik 2024, për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave. Në përfundim të procedurës së shqyrtimit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot, më 30 korrik 2024: shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe emërimin e tij si Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi; shkarkimin e Ministrit të Financave, Ervin Mete; shkarkimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali; emërimin e Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha; emërimin e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu; emërimin e Ministrit të Financave, Petrit Malaj. Sakaq parlamenti pritet të mblidhet pasdite për të votuar kabinetin e ri qeveritar. Në seancën e planifikuar, pritet të votohet gjithashtu edhe propozimi i kryeministrit Rama, për të emëruar Elisa Spiropalin në postin e kryetares së parlamentit.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%