Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor nga data 23 deri në 26 tetor. Qëllimi i turit të presidentes është të shprehë përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt BE-së. Vizita e von der Leyen do të nis me Shqipërinë më 23 tetor, ku pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj. Në datën 24 tetor, pritet të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut ku do të takohet me kryeministrin e vendit, Hristijan Mickoski dhe Presidenten Gordana Siljanovska-Davkova. Po në të njëjtën datë, presidentja e Komisionit Evropian do të vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet në Bosnjë Hercegovinë dhe do të takohet me krerët e shtetit. Në Serbi, më 25 tetor, Ursula von der Leyen do të takohet me presidentin dhe kryeministrin e Serbisë. Presidentja Ursula von der Leyen do të mbyll turin e vizitës të saj, në Kosovë dhe Malin e Zi në 26 tetor, ku do të takohet me kryeministrat dhe presidentët e vendeve.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)