Shqiperi & Kosove

Prishtina notë proteste Shkupit, për incidentin e ndodhur ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit. Reagime të shumta politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut

todayAugust 3, 2024 8

Background
share close

Ministria e Jashtme dhe Diasporës së Kosovës njoftoi se i ka paraqitur një notë proteste autoriteteve në Maqedoninë e Veriut duke kërkuar sqarim të plotë për skandalin me presidenten Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se përveç paraqitjes së notës së protestës, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, mbrëmjen e 1 gushtit, e ka thirrur në bisedë sqaruese ambasadoren maqedonase në Kosovë, ndërsa është takuar edhe me zv.kryeministrin Arben Fetai dhe ka realizuar bisedë telefonike me ministrin e jashtëm të Maqedonisë Timço Mucunski, gjatë së cilës u shprehën shqetësimet e institucioneve të Kosovës pas incidentit.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës ruajnë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, pa çështje të hapura dhe me dialog të ndershëm dhe të vazhdueshëm në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat. Ky ishte reagimi i parë i Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë. Në komunikatë thuhet se në këtë kontekst, shprehim keqardhjen tonë për keqkuptimet e ndodhura gjatë udhëtimit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në aeroportin ndërkombëtar në Shkup.

Për skandalin me presidenten Osmani, kanë vazhduar përplasjet politike në vend. BDI-ja opozitare në reagim thotë se të gjithë eksponentët e Vlen kishin nga një skenar arsyetues, ndryshe nga njëri tjetri, dhe që të gjithë u demantuan nga Presidenca e Kosovës, nga MPB dhe nga koncesioneri TAV. Edhe LSDM-ja opozitare nëpërmjet një komunikate kërkon që të zbardhet e vërteta rreth incidentin me presidenten e Kosovës në aeroportin e Shkupit.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%