Shqiperi & Kosove

Protesta e opozitës sot para Kryeministrisë në Tiranë. Ja masat e sigurisë

todayJuly 11, 2024 3

Background
share close

Opozita shqiptare në Shqipëri ka paralajmëruar protesta mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në Tiranë, përpara Kryeministrisë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka marrë masat e nevojshme, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth 1200 policë të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe RENEA, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në terren do të ketë edhe agjentë civilë. Ndërkohë për protestën, para Kryeministrisë do të vendosen kamera sigurie me rezolucion të lartë, për të pasur nën mbikëqyrje situatën. Policia ka bërë me dije se duke filluar nga ora18:00, deri në përfundim të tubimit, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, në disa nga rrugët e kryeqytetit. Policia e Tiranës i ka bërë thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Gjithashtu, Policia i ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cenon sigurinë dhe jetën e tyre.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%