Bota & Kuriozitete

Protestuesit izraelitë i vënë flakën selisë së OKB-së në Jeruzalem

todayMay 10, 2024 1

Background
share close

Agjencia kryesore e Kombeve të Bashkuara për ndihmë për palestinezët ka mbyllur selinë e saj në lindje të Jeruzalemit pasi izraelitët i vunë flakën selisë. Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin ndaj selisë së UNRWA në Jerusalemin Lindor të pushtuar. “Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borell, në platformën X. “Është përgjegjësi e Izraelit të sigurojë sigurinë e punonjësve humanitarë,” shtoi ai, duke e quajtur agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë “një litar shpëtimi të pazëvendësueshëm për miliona në Gaza dhe rajon”.

UNRWA, e cila u krijua për të mbrojtur refugjatët palestinezë që u larguan ose u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre gjatë luftës së vitit 1948 rreth kohës së krijimit të Izraelit, ka qenë prej kohësh objektiv i sulmeve izraelite. Që nga fillimi i luftës me Gazën, zyrtarët izraelitë kanë kërkuar vazhdimisht mbylljen e agjencisë, duke e akuzuar atë për bashkëpunim me Hamasin në Gaza, një akuzë që Kombet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë.

 

 

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%