Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Presidenti Putin ka mbërritur në Kinë për një vizitë zyrtare. Kjo është vizita e tij e dytë në Kinë në më pak se një vit. Ai u takua me homologun e tij Xi Jinping.
“Marrëdhëniet dypalëshe nuk janë oportuniste dhe nuk janë të drejtuara kundër askujt, bashkëpunimi ynë për çështjet ndërkombëtare është një nga faktorët stabilizues në skenën ndërkombëtare”, tha Putin.
Takimi erdhi pak pas vizitës së Xi Jinping në Francë, Serbi dhe Hungari. Në Francë, Xi u vendos disi nën presionin e liderëve evropianë për të përdorur ndikimin e tij mbi Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, përsëritën gjithashtu thirrjet për tregti më të ekuilibruar me Pekinin. Për Ukrainën, Xi theksoi se Kina “nuk ishte në origjinën e kësaj krize, as një palë në të, as një pjesëmarrëse”.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)