Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qindra njerëz janë evakuuar nga zonat pranë kufirit rus në rajonin Harkiv të Ukrainës, një ditë pasi Moska nisi një ofensivë befasuese tokësore, njoftuan zyrtarët. Forcat ruse shënuan përparim të vogël në këtë rajon, gati dy vjet pasi ishin zmbrapsur. Sipas zyrtarëve, Rusia bombardoi mbi 30 vendbanime në 24 orët e fundit. Guvernatori rajonal i Harkivit tha se rreth 1800 njerëz janë evakuuar deri më tani. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një betejë e ashpër po zhvillohet në Harkiv. Rajoni i Harkivit ka qenë kryesisht nën kontrollin e Ukrainës prej shtatorit 2022. Por, muajve të fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet me dronë dhe raketa në këtë rajon dhe kryeqytetin e tij, përderisa forcat ukrainase po përballen me mungesë të municioneve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore. Me një popullsi prej rreth 1.4 milion banorësh, Harkivi është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe një prej qyteteve më të rëndësishme ekonomike dhe industriale. Ai ishte ndër qytetet e para që u përball me sulmet ruse, pasi Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)