Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qytetarët e Shqipërisë votojnë sot për të zgjedhur drejtuesin e tyre në katër vitet e ardhshme. Gjithsej, sipas njoftimit publik të Ministrisë së Brendshme janë rreth 3 milionë qytetarë brenda dhe jashtë vendit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në kutitë e votimit deri në orën 10:00. Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje me rreth 4% më shumë, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 10 ka qenë 16.66%. Të drejtën kushtetuese për të votuar e kanë edhe të dënuarit dhe të paraburgosurit. 11 koalicione apo subjekte partiake janë në garë në këto zgjedhje, por përballja kryesore është mes Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën dhe Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën, I cili kërkon rikthimin në pushtet mbas 12 vitesh.
Sali Berisha, gjatë votimit së bashku me familjen e tij, bëri thirrje: “Thirrje zemre, të votojnë të votojnë për veten e tyre, për fëmijët, pensionet dhe rrogat e tyre, punën, punësimin, biznesin fermën e tyre, të votojnë për të ardhmen. Do të kemi një ditë të dytë vere, thirrja ime votoni, votoni.”
Ndërkohë, Rama, gjatë votimit së bashku me bashkëshorten e tij, tha për mediat “Të presim çfarë do të thotë populli”. Gjithashtu, për mediat e huaja, ai përsëriti fokusin e fushatës së tij “Ta bëjmë Shqipërinë pjesë të BE”.
Tashmë, votën e tij e ka dhënë edhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Ai nuk pranoi të prononcohej për mediat, ku tha se do të komunikojnë pas zgjedhjeve. SPAK, Prokuroria dhe Policia e Shtetit janë në gatishmëri për çdo lloj incidenti që mund të ndodh gjatë ditës.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)