Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, përgjithësisht, dy grupe kryesore dhe pro-evropiane, Kristian Demokratët dhe Socialistët, mbetën forcat mbizotëruese në rezultatet paraprake. Fuqizimi i ekstremit të djathtë, dobësimi i Emmanuel Macron, e ardhmja jo e sigurtë e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, rënia e ambientalistëve gjerman dhe rritja e pjesëmarrjes në votime janë çështjet kryesore në këto zgjedhje. Nga rezultatet e para, Partia Pro Evropiane centriste e presidentit francez Emanuel Macron, dështoi në zgjedhje, me një rezultat prej gati 15% të votave. Si rezultat i dështimit, Macron thirri zgjedhje të parakohshme.
Rezultat të dobët paraqitën dhe partitë qeverisëse të Gjermanisë. Partia socialdemokrate e majtë e kancelarit Olaf Scholz, numëroi rreth 14% mbështetje, një rezultat ky nën atij të vitit 2019, prej 15.1%. Sondazhet treguan Social Demokratët e Scholz, ambientalistët e Gjelbër dhe demokratët e lirë pro-biznesit siguruan më pak se një të tretën e votave midis tyre. Ata humbën rreth 20 vende dhe do të kenë pak më shumë se 50 euro deputetë. Ndërkohë, Presidentja në largim e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe njëkohësisht kandidatja kryesore e Partisë Popullore Evropiane, për presidente të ardhshme të Komisionit Evropian tha se duam një Evropë të fortë dhe efektive.
Partia e ekstremit të djathë, “Vëllezërit e Italisë” e kryeministres italiane, Xhorxhia Meloni fitoi zgjedhjet evropiane me rreth 29% të votave, duke konsoliduar rolin e saj në Evropë. Partia Demokracia e Re e kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis siguroi 28.31% të votave, duke fituar shtatë vende në Parlamentin Evropian. Fredi Beleri u rendit i katërti në listën e 7 deputetëve me më shumë vota. E djathta triumfoi edhe në Austri, Spanjë, Poloni, Bullgari e Hungari. Ndërkaq, Danimarka, Suedia, Finlanda, Belgjika, e Holanda renditen ndër vendet ku partitë e majta rezultuan fituese. Madje kryeministri belg i partisë së djathtë, Aleksander De Croo, pas rezultateve humbëse njoftoi se do të japë dorëheqjen. Përkundër nga mbështetësit e të djathtëve ekstrem, qytetarë të shumtë evropianë u mblodhën jashtë Parlamentit Evropian për të protestuar për partitë e ekstremit të djathtë.
Rreth 51% e gati 400 milionë votuesve, nga 27 vendet e BE-së, votuan në këto zgjedhje evropiane. Analistët e vlerësojnë si një mesazh mjaft të mirë për demokracinë dhe legjitimitetin e Parlamentit Evropian.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)