Shqiperi & Kosove

Rreth 20 persona të helmuar në një furrë buke në Prishtinë.

todayAugust 17, 2024 4

Background
share close

Një furrë në Prishtinë është mbyllur, pasi dyshohet se rreth 20 persona janë helmuar nga produktet e saj. Personat që dyshohet se janë helmuar, sipas Policisë së Kosovës, kanë kërkuar ndihmë mjekësore. “Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës. Në ditët në vijim, sipas autoriteteve, do të intervistohen edhe personat që dyshohet se janë helmuar.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%