Rreth Nesh

Background

Scandinavian Albania Radio është radio e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi.

Si fillim, Scandinavian Albania Radio do të transmetojë online përmes dy aplikacioneve, në iOS dhe Android, me synim të ardhshëm edhe transmetimin në FM. Radio është e liçensuar dhe përbëhet nga një staf profesionist. Programacioni, muzika dhe përmajtja nga të gjitha trevat shqipfolëse do të vijnë me cilësi dhe standart të lartë.

Qëllimi I këtij projekti është që, përveç muzikës shqiptare, të vij edhe një blog lajmesh në web, me ngjarjet më të fundit nga Suedia, Shqipëria dhe më gjerë. Do të ketë informacion politik, kulturor, emigracion dhe ç’do  informacion tjetër që është në interes të komunitetit tonë.

Si fillim, Scandinavian Albania Radio vjen me një emision javor, duke trajtuar tematika dhe problematika të ndryshme si, informacion social, politik, emigracion dhe argëtim. Gjatë gjithë javës nuk do mungojnë ngjarje dhe data historike, për të mësuar më shumë rreth kulturës dhe historisë së  vendit tonë. 

Pra, gjuha shqipe, kultura, tradita dhe historia do të fluturojnë  në qiellin skandinav, për ti dhënë ngjyra muzikore dhë për të mbushur zemrat e komunitetit shqipfolës.

Sorry, nothing here

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%