Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rriten pagat e mësuesëve në Shqipëri. Duke nisur që nga muaji gusht, rreth 30 mijë mësues do të kenë rritje rroge, me reformën e pagave. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu në një intervistë për Top Channel. Ministrja tha se qeveria synon arritjen e pagës në 950 euro mesatarisht për arsimtarët.
“Tashmë është një zotim i mbajtur premtimi për rritjen e pagave të mësuesit deri në 40% për 4 vite. Vërtet motivuese për mësuesit e cila shkon në 950 euro mesatarisht, ndërsa rritja në vlerë pagese do të jetë 180 euro mesatarisht”, tha Manastirliu.
Ministria e Arsimit po kryen ndërkohë një analizë të gjerë të programit mësimor, ku parashikohet modernizimi i kurrikulave. Planifikohet që sistemi arsimor të ketë edhe ndryshime të tjera, me planin e ri të zhvillimit profesional dhe karrierës që ka si qëllim investimin jo vetëm financiar te arsimtarët. Me hapjen e aplikimeve universitare, ministrja Manastirliu u bën thirrje maturantëve që me këto politika të reja kanë më shumë arsye për ta zgjedhur si preferencën e tyre. Ndërkaq zbulon kuotat për programet prioritare në sektorë me rëndësi për vendin si mësuesia, inxhinieria, bujqësia, ku mund të përfitohet çdo muaj një bursë në vlerën e 40 mijë lekëve.
Burime informacioni: Top Channel
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)