Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Informacione për Suedin & Gede Juridik
Kurdo qe keni kontakte me autoritetet shteterore, te te gjitha llojeve por kryesisht me entin e Migracionit, eshte e rendesishme qe cdo dokument qe ju dergohet juve apo qe ju e dergoni, ta ruani derisa ceshtja te kete mbaruar perfundimisht. Lidhur me ceshtjet e migracionit, eshte akoma edhe me e rendesishme dhe madje mund te jete edhe thelbesore qe ju t’i ruani te gjitha dokumentet edhe pasi te kete perfunduar ceshtja aktuale dhe te jete marre vendimi, dokumentacioni mund te jete vendimtar per aplikimet e ardhshme per leje qendrimi apo edhe kur aplikoni per nenshtetesine suedeze.
Ne pervojen time te perditshme e has shume shume shpesh si problem qe klienti nuk disponon asnje dokument apo informacion ne dosje, per me teper ne rastin kur klienti ka patur nje perfaqesues ligjor. Dokumentacioni eshte gjithmone i ruajtur prane autoritetit shteteror ne baze te legjislacionit per arkivimin e ceshjeve dhe autoriteti shteteror eshte i detyruar qe t’jua jape dokumentacionin qe kerkoni, por pergjithesisht terheqja e dosjes kerkon kohe pasi ne baze te GDPR mbrohet ruajtja dhe perdorimi i te dhenavee personale tuaja dhe kjo do te thote qe terheqja e dosjes nuk mund te behet nepermjet emailit por nepermjet postes se thjeshte. Kjo do te thote qe kerkohet te pakten nje jave, shpeshhere edhe me shume, qe ju t’i merrni te dhenat qe ju duhen ne duart tuaja. Kjo vonese mund te kete pasoja pasi shpeshhere kur ju kerkohet te plotesoni dosjen tuaj me informacionin perkates qe ju kerkohet, koha ne dispozicion eshte e kufizuar dhe qofte ju, qofte juristi/avokati qe ju perfaqeson, nuk duhet te pergjigjet pa e pare te gjithe informacionin ne dosje, pasi kjo mund te kete pasoja negative per ceshtjen tuaj.
Personalisht, ne pozicionin tim si perfaqesuese ligjore, kur perfaqesoj nje klient i ruaj te gjitha te dhenat e dosjes, qofte emailet, qeofte informacionet qe dergohen ne menyre te shkruar elektronisht por jo vetem, dhe i dokumentoj edhe te gjitha informacionet qe klienti me komunikon verbalisht. Te gjitha keto ruhen ne menyre te sigurte qe te sigurohet mbrojtja e te dhenave, por edhe qe se bashku me klientin, te kemi akses tek keto te dhena ne te ardhmen nese kjo gje eshte e nevojshme.
Written by: admin
Post comments (0)