Bota & Kuriozitete

Rusia kërcënon Perëndimin se do të përgjigjet “ashpër”, nëse i konfiskohen asetet

todayApril 28, 2024 8

Background
share close

Zyrtarët rusë kanë kërcënuar Perëndimin se Moska do të përgjigjet “ashpër”, në rast se asetet e ngrira ruse konfiskohen. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Rusia nuk do t’i dorëzojë kurrë territoret që ia ka uzurpuar Ukrainës, në këmbim të kthimit të aseteve të ngrira ruse.

“Mëmëdheu ynë nuk është në shitje. Asetet ruse duhet të mbesin të paprekura, sepse, përndryshe do të ketë përgjigje të ashpër ndaj hajdutërisë së Perëndimit. Në Perëndim ka shumë që e kanë kuptuar këtë, por jo të gjithë fatkeqësisht.”- shkroi Zakharova në Telegram.

Ndërkohë, Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se sasi të mëdha parash të Perëndimit ndodhen ende në Rusi, të cilat mund të jenë cak i kundërmasave nga Moska. Sipas tij, Rusia do t’i shfrytëzojë ato dhe do ta mbrojë veten pafundësisht.

Si përgjigje ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre i ndaluan transaksionet me Bankën Qendrore të Rusisë dhe me Ministrinë ruse të Financave, si dhe i bllokuan gati 300 miliardë dollarë asete ruse në Perëndim. Shumica e aseteve të ngrira ruse janë në institucionet financiare evropiane, e jo në ato amerikane.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%