Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, në listën e personave të kërkuar dhe është publikuar në bazën e të dhënave të ministrisë. Zelensky kërkohet për akuza penale, por nuk saktësohet se për çfarë akuzash bëhet fjalë. Për më tepër, nuk dihet se kur është futur emri i Zelenskyt në listë. Më 3 maj, mediat ruse raportuan se në listën e personave të kërkuar të Rusisë ishin shtuar se sekretari për Siguri Kombëtare dhe i Këshillit të Mbrojtjes të Ukrainës, Aleksandr Litvinenko, ish-ministri ukrainas i Financave, Aleksandr Shlapak, dhe ish-kreu i Bankës Qendrore të Ukrainës, Stepan Kubiv.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)