Bota & Kuriozitete

“SAKI” E PRODHUAR NË HAPËSIRË MUND TË SHITET 500 MIJË $

todayDecember 13, 2024 8

Background
share close

“Vera e orizit” ose saki japonez e prodhuar në hapësirë mund të shitet për 500 mijë dollar një gotë. Asahi Shuzo është kompania e markës popullore japoneze Dassai, e cila ka ndërmend të dërgojë përbërës për të krijuar verë orizi në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për fermentim në mikrogravitet. Kjo verë orizi e prodhuar në hapësirë mund të kushtojë deri në 500,000 dollarë një gotë, duke e bërë atë një nga pijet më të rralla dhe më të shtrenjta të krijuara ndonjëherë. Nëse funksionon, vetëm një shishe 100ml do të ofrohet për shitje në Tokë me një çmim rreth 653 mijë dollarë. Kjo lloj pije tradicionale japoneze konsumohet kryesisht në rastet kulturore. Gjithashtu, së fundmi kjo pije tradicionale japoneze e quajtur saki apo verë orizi, zuri një vend në listën e UNESCO-s për “trashëgiminë kulturore të paprekshme të njerëzimit.”

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%