Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Lirohet nga “arresti i shtëpisë” kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Berisha u lirua pas 11 muajsh nën masën “arrest i shtëpisë”, nga Gjykata e Posaçme. Edhe pse SPAK kërkoi vazhdimin e masës së sigurisë, sipas gjykatës së posaçme nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për mbajtjen e Berishës në masën “arrest i shtëpisë.” Lajmin e bëri të ditur avokati i Berishës, i cili mes të tjerash ironizoi SPAK-un duke thënë se “i ka hipur një kali për së prapthi, mos u mërzisni pse u lirua Berisha”. Berishës iu caktua masa “arrest shtëpie” me akuzat për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Po ashtu në këtë çështje ishte i përfshirë edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndaj të cilit Gjykata kishte vendosur më herët masa sigurie.
Pjesë nga fjalimi i avokatit të Berishës, Genc Gjokutaj:
“Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase. SPAK le të bëjë çfarë të dojë. Por duhet të ulë kokën sepse i ka hipur një kali për sprapthi.”
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)