Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Skandi Alb Radio
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
SHBA po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së aksesit të Ukrainës në rrjetin satelitor Starlink, raportoi Reuters të shtunën. Një vendim i tillë mund të ketë pasoja të rënda për operacionet ushtarake ukrainase, sipas ekspertëve ushtarakë.
Kolonel-lejtnant Joakim Paasikivi tha për Sveriges Radio Ekot se një ndërprerje e shërbimit do të ishte katastrofike për Ukrainën.
– Ukraina do të mbetej “e verbër” pa Starlink, pasi ai është sistemi kryesor i komandës dhe komunikimit. Përmes tij, ushtria ukrainase identifikon vendndodhjen e armikut dhe koordinon lëvizjet e saj, tha ai.
Rrjeti satelitor Starlink, i menaxhuar nga kompania SpaceX e Elon Musk, ka luajtur një rol kyç në mbështetjen e forcave ukrainase, veçanërisht në fushën e betejës.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet amerikane në lidhje me këtë kërcënim, por një ndërprerje e mundshme do të përkeqësonte ndjeshëm aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur territorin e saj kundër sulmeve ruse.
Written by: admin
Notifications
Post comments (0)