Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një shumë prej 400 milionë dollarësh u shtua në fondet federale të Shteteve të Bashkuara, me qëllim rritjen e sigurisë në organizatat dhe lokacionet fetare. Shqetësimet për kërcënimet kundër komuniteteve hebraike dhe myslimane janë në rritje në SHBA, pjesërisht për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.
Vendet si sinagogat dhe xhamitë mund të aplikojnë për t’i përdorur paratë për të punësuar personel sigurie ose për të instaluar kamera, thanë zyrtarët.
Tri sinagoga të qytetit të Nju Jorkut dhe Muzeu i Bruklinit morën kërcënime për bomba të shtunën, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë në Nju Jork. Organizatat fetare do të duhet të aplikojnë deri më 21 maj për të shfrytëzuar raundin e parë të fondeve.
Vitin e kaluar u ndanë 305 milionë dollarë për organizatat jofitimprurëse, për t’i ndihmuar ato në mbrojtjen e objekteve të tyre nga sulmet e mundshme.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)