Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Informacione për Suedin & Gede Juridik
Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se duke filluar nga 21 janari 2026, do të pezullojë përkohësisht lëshimin e vizave emigruese për shtetasit e disa vendeve që konsiderohen me rrezik të lartë për përdorimin e përfitimeve publike në SHBA. Njoftimi është bërë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Sipas njoftimit, Presidenti Donald Trump ka theksuar se emigrantët duhet të jenë financiarisht të vetë-mjaftueshëm dhe të mos përbëjnë barrë financiare për taksapaguesit amerikanë. Për këtë arsye, Departamenti i Shtetit po kryen një rishikim të plotë të politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve që lidhen me emigracionin.
Gjatë kësaj periudhe rishikimi, asnjë vizë emigruese nuk do të lëshohet për shtetasit e vendeve të listuara më poshtë, edhe pse aplikimet dhe intervistat do të vazhdojnë normalisht.
Vendet e prekura nga pezullimi
Pezullimi i vizave emigruese zbatohet për shtetasit e këtyre vendeve:
Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbajxhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje dhe Hercegovinë, Brazil, Birmani, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbër, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kubë, Republika Demokratike e Kongos, Dominikë, Egjipt, Eritre, Etiopi, Fixhi, Gambia, Gjeorgji, Ganë, Grenadë, Guatemalë, Guine, Haiti, Iran, Irak, Xhamajkë, Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kuvajt, Republika e Kirgistanit, Laos, Liban, Liberi, Libi, Moldavi, Mongoli, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeri, Maqedoni e Veriut, Pakistan, Republika e Kongos, Rusi, Ruandë, Shën Kits dhe Nevis, Shën Luçia, Shën Vincent dhe Grenadinat, Senegal, Sierra Leone, Somali, Sudani i Jugut, Sudan, Siri, Tanzani, Tajlandë, Togo, Tunizi, Ugandë, Uruguai, Uzbekistan dhe Jemen.
Pyetje dhe sqarime të rëndësishme
Çfarë ndodh me takimet për intervistë?
Aplikantët nga vendet e listuara mund të aplikojnë për vizë emigruese dhe të paraqiten në intervistë, dhe takimet do të vazhdojnë të caktohen. Megjithatë, asnjë vizë emigruese nuk do të lëshohet gjatë periudhës së pezullimit.
A ka përjashtime?
Po. Personat me dyshtetësi që aplikojnë me një pasaportë të vlefshme të një vendi që nuk është në listë, janë të përjashtuar nga ky pezullim.
A ndikon kjo në vizat emigruese që janë tashmë të vlefshme?
Jo. Asnjë vizë emigruese ekzistuese nuk është anuluar si pjesë e këtij udhëzimi. Për çështje që lidhen me hyrjen në SHBA, qytetarët duhet t’i drejtohen Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS).
A zbatohet kjo për vizat turistike?
Jo. Ky pezullim nuk prek vizat turistike, pasi ato janë viza jo-emigruese.
Burimi: Travel.state.gov
Përgatiti grupi i Infromacione për Suedin.
Written by: admin