Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa të reja tregtare ndaj Kinës që nga dita e mërkurë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, për rrjetin televiziv Fox Business.
Tarifat do të jenë shumë të larta, plot 104% dhe do të prekin produkte të ndryshme të importuara nga Kina. Sipas Leavitt, do të ketë edhe një tarifë shtesë që do të hyjë në fuqi nga data 9 prill, duke e bërë më të shtrenjtë blerjen e disa mallrave kineze në SHBA.
Pas njoftimit, tregjet financiare në SHBA reaguan menjëherë. Bursa e Wall Street-it filloi të bjerë me ritme të shpejta. Kjo ndodhi edhe pse më herët gjatë ditës, indeksi kryesor S&P 500 kishte shënuar një rritje të ndjeshme prej mbi 4%.
Ekspertët paralajmërojnë se këto masa mund të sjellin rritje çmimesh për konsumatorët dhe tensione të reja tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.
Written by: admin
Post comments (0)