Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, viziton centralin bërthamor në Kursk, për të cilin Moska ka thënë se është sulmuar vazhdimisht prej forcave ukrainase, të cilat janë rreth 30 kilometra larg. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Ukrainën se po tenton të sulmojë centralin e Kurskut, në të cilin gjenden katër reaktorë sovjetikë, të modelit të njëjtë sikurse ata të centralit bërthamor në Çernobil. Ukraina nuk u është përgjigjur ende akuzave se ka sulmuar këtë zonë. Megjithatë, zyrtarë ukrainas kanë thënë ditë më parë se ushtria ukrainase nuk synon pushtimin e tokave ruse, por krijimin e një zone neutrale, për të pamundësuar sulmet ruse në tokën ukrainase. Nga ana tjetër, Rusia ka intensifikuar sulmet me dronë dhe raketa në dy ditët e fundit, nëpër rajone të ndryshme në Ukrainë. Së paku, 4 vetë janë vrarë nga sulmet brenda natës dhe disa të tjerë janë plagosur në rajonin e Zaporizhias. Rusia vazhdon të shkatërroj ndërtesat e banimit, si dhe të dëmtojë infrastrukturën civile.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)