Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shitet në ankand për 1.69 milionë euro dy pistoletat e Napoleon Bonapartit, me të cilat ai tentoi dy herë për vetëvrasje.
Pistoletat janë të zbukuruara me ar dhe argjend dhe paraqesin një imazh të gdhendur të vetë perandorit Francez në profil. Pistoletat u paraqitën nga shtëpia e ankandit Osenat. Së bashku me pistoletat në shitje ishin edhe kutia origjinale e armëve, dhe aksesorë të ndryshëm, duke përfshirë një bori dhe shufra të ndryshme për shtypjen e barutit. Shitja e pistoletave vjen pasi ministria franceze e kulturës së fundi i klasifikoi si thesare kombëtare dhe ndaloi eksportin e tyre. Kjo do të thotë se qeveria ka tani 30 muaj kohë për t’i bërë një ofertë blerjeje pronarit të ri, i cili është anonim. Sipas ligjit francez, armët mund të largohen nga vendi vetëm përkohësisht.
Reliktet e Napoleonit janë shumë të kërkuara. Një nga kapelat e tij u shit për 1.9 milionë euro në nëntor.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)