Bota & Kuriozitete

Shitet shtëpia ku është luajtur filmi më i dashur, i fundvitit, “Home Alone”

todayMay 28, 2024 5

Background
share close

Shtëpia nga filmi komik “Home Alone”, ndodhet në Winnetka afër Çikagos. Ndërtesa luksoze kushton 5.2 milionë dollarë. Shtëpia është rinovuar tërësisht dhe është zgjeruar në vitin 2018 dhe pronarët aktualë kanë jetuar në të për 12 vjet.

Pronarët e rinj do të kenë në dispozicion pesë dhoma gjumi dhe gjashtë tualete. Përveç kësaj, shtëpia ka një kinema, si dhe një fushë sportive të brendshme.

Në momentin e xhirimeve të pjesës së parë të filmit “Home Alone”, kjo shtëpi luksoze i përkiste familjes Abendschien. Ata e zotëronin shtëpinë nga viti 1988 deri në vitin 2011, kur e shitën për 2.4 milionë dollarë.

Kjo familje jetoi në shtëpi vetëm një vit e gjysmë kur e kërkoi Chris Columbus, regjisori i një prej filmave më të njohur të Krishtlindjeve.

Gjatë xhirimeve të “Home Alone”, ata kanë qëndruar kryesisht në dhomën e gjumit për rreth gjashtë muaj, ndërsa në pjesën tjetër të shtëpisë janë filmuar skena të njohura nga komedia.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%