Bota & Kuriozitete

Shkencëtarët/ Pjesa më e madhe e Venecias do të jetë nën ujë pas 100 vjetësh

todayJune 23, 2024 1

Background
share close

Një studim i ri i shkencëtarëve italianë parashikon se për shkak të rritjes së nivelit të detit, pjesë të ndryshme tëVenecias do të jenë nën ujë deri në vitin 2150.

Një studim nga ekspertët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë analizoi të dhënat mbi rritjen e nivelit të detit gjatë njëzet viteve të fundit, të cilat tregojnë se niveli i ujit rreth Venecias po rritet me rreth gjysmë centimetri në vit.

Meqë ra fjala, qyteti prej dekadash po përballet me përmbytjet e shpeshta, prandaj janë vendosur barriera të veçanta në lagunë në një sipërfaqe prej rreth 550 kilometra katrorë, por sipas ekspertëve, ato nuk do të mjaftojnë për të ngadalësuar procesin shkatërrues.

Studiuesit kombinuan matjet në terren me të dhënat satelitore për uljen e tokës të regjistruara në 2008 dhe 2023. Studimi arrin në përfundimin se disa zona të qytetit do të jenë përgjithmonë nën ujë deri në vitin 2150, duke përfshirë edhe sheshin e Shën Markut, i cili do të mbulohet nga 70 centimetra ujë me ritmin aktual të rritjes.

Ana perëndimore, e cila është përmbytur deri në 58 herë midis 2019 dhe 2023, do të jetë më e prekura. /abcnews.al

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%