Bota & Kuriozitete

Shkretëtira më e thatë në Tokë, mbushet me lule

todayJuly 10, 2024 13

Background
share close

Shkretëtira më e thatë në Tokë mbushet plot me lule gjatë pranverës. Shkretëtira Atakama në Kilin verior është një nga vendet më të thata në Tokë, por pjesë të caktuara të saj janë aktualisht të mbuluara me lule të shumta, të bardha dhe vjollcë. Atakama njihet si shkretëtira e lulëzuar, sepse ndodh që në pranverë të mbulohet me lule. Mirëpo lulëzimi në këtë periudhë ku në Hemisferën Jugore është dimër duket i pazakontë. Sipas ekspertëve, kjo ka ardhur falë reshjeve të nxitura nga El Niño, një fenomen klimatik natyror që ndikon në motin global. Gjatë 40 viteve të fundit, ka ndodhur rreth 15 herë që shkretëtira të jetë lulëzuar. Në vitin 2022, qeveria kiliane njoftoi krijimin e një parku të ri kombëtar në shkretëtirën Atakama, në një përpjekje për të mbrojtur këto lulëzime të rralla, së bashku me kafshët e egra si insektet, zvarranikët dhe zogjtë.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%