Bota & Kuriozitete

“Shkundet” Kreta. Ja sa ishte magnituda e tërmetit

todayJuly 21, 2024 16

Background
share close

Një tërmet me magnitudë 5.3 gradë të shkallës Rihter ka ndodhur një minutë pas orës 7 të mëngjesit të sotëm në jugperëndim të Kretës. Sipas vlerësimit të Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundjet janë regjistruar në zonën detare 59 km në jugperëndim të Paleochora, Chania. Sipas zjarrfikësve, edhe pse dridhjet janë ndjerë veçanërisht në prefekturën e Chanias, deri më tani nuk janë regjistruar dëme. Tërmeti i mëngjesit të kësaj të diele vjen pas atij 4.2 gradësh të shkallës Rihter i ndodhur pasditen e së shtunës në të njëjtën zonë. Sipas sizmologut dhe drejtorit të kërkimit të Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, Gerasimos Chouliaras, tërmeti karakterizohet si relativisht i cekët, por rëndësi ka thellësia dhe fakti që ka ndodhur në një zonë nënujore, pasi në të kundërt do të ishte më i dukshëm.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%