Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shqipëria do të çelë grup kapitullin e parë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, më 15 tetor në Luksemburg. Këshilli Evropian ka zbardhur agjendën e takimit ndërministror, ku do të diskutohet për hapjen e Klasterit të parë dhe kapitujt e negociatave. Në kapitujt e parë përfshihen “Themeloret”: funksionimi i institucioneve demokratike, reformat e administratës publike, kapitujt 23,24,5,18 dhe 32, që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor, të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë si dhe prokurimet publike, statistikat dhe kontrollin financiar. Kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: bazat; tregu i brendshëm; konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; agjenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme. Shqipëria do të bëjë kështu hapin tjetër në negociatat e anëtarësimit me BE-në, pas hapjes zyrtare të negociatave në korrik 2022. Ajo do t’i bashkohet Malit të Zi dhe Serbisë si vendi i tretë i Ballkanit Perëndimor që hap kapitujt e negociatave. Muajin e kaluar, Shqipëria u shkëput nga Maqedonia e Veriut, e cila mbetet e bllokuar në rrugën e saj të anëtarësimit për shkak të vetos së Bullgarisë.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)