Bota & Kuriozitete

Shtatë të vdekur nga stuhitë në Francë dhe Zvicër

todayJune 30, 2024 5

Background
share close

Të paktën 7 të vdekur nga stuhitë e furishme dhe reshjet e dendura që goditën Francën dhe Zvicrën, gjatë fundjavës. Tre persona, 70 dhe 80 vjeç vdiqën në rajonin verilindor në Francë, teksa një pemë u rrëzua mbi makinën me të cilën ata po udhëtonin. Në Zvicër, dy persona vdiqën pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan rrëshqitje të dheut në juglindje të shtetit, njoftuan autoritetet. Më pas policia njoftoi se zbuluan edhe trupat e pajetë të dy personave të tjerë. Sipas mediave lokale, dy nga viktimat ishin gra që ishin për pushime në Zvicër. Moti i keq, gjithashtu, ka lënë pa energji elektrike disa zona në Zvicër. Edhe javën e kaluar, Zvicra u përball me reshje shiu që lanë të vdekur një person dhe shkaktuan dëme materiale.

 

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%