Bota & Kuriozitete

Shtete të ndryshme kanë pezulluar fluturimet drejt Izraelit dhe Libanit. Shkak, shqetësimi për eskalim të konfliktit.

todayAugust 3, 2024 11

Background
share close

Linjat ajrore nga SHBA, Evropa dhe Azia kanë pezulluar fluturimet drejt Izraelit dhe Libanit, duke përmendur shqetësimet e sigurisë pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme. Vendimi vjen pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran. Hakmarrja e pritshme nga Irani kundër Izraelit ka rritur rreziqet e sigurisë, duke ndikuar në operacionet e linjave ajrore. United Airlines, e cila kryen 14 fluturime javore midis Nju Jorkut dhe Izraelit, ka pezulluar fluturimet drejt Izraelit deri më 6 gusht. Linja ajrore gjermane Lufthansa njoftoi se kishte pezulluar fluturimet drejt Bejrutit dhe Tel Avivit përkatësisht deri më 8 dhe 12 gusht, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Air France dhe filiali i saj Transavia kanë zgjatur pezullimin e fluturimeve midis Parisit dhe Bejrutit deri të paktën më 6 gusht, në mes të tensioneve në rritje rajonale, njoftoi sot kompania ajrore franceze. Kompanitë thonë se po monitorojnë situatën në Liban në kohë reale.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%