Shqiperi & Kosove

SHTOHEN AKUZAT NDAJ ILIR METËS. ISH DEPUTETI: META, I PËRFSHIRË NË NJË VRASJE

todayOctober 25, 2024 20

Background
share close

Shtohen akuzat ndaj ish presidentit të Shqipërisë, kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Ish deputeti Halit Valteri, personi që bëri kallëzimin në SPAK ndaj Ilir Metës për çështjen e lobimeve dhe kontratave qindra miliona dollarësh në SHBA, deklaroi në televizionin A2 CNN, akuza se ish kreu i shtetit, Meta, është i përfshirë në një vrasje të bujshme në Lezhë. Valteri e cilëson Ilir Metën, si e keqja më e madhe e shqiptarëve. Ilir Meta, prej ditësh në burg, është i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe pasuri të pa deklaruara.

HALIT VALTERI, ISH DEPUTET

“Ka kallëzime të tjera ku Ilir Metën e përfshijnë në vrasje sepse kanë dalë në biseda Sky ECC. Dalin përgjime për shuma të mëdha parash që janë marrë për të kryer një vrasje në Lezhë. Dhe gjurmimi i tyre lidhet me një vrasje të bujshme. Meta, i përfshirë drejtpërdrejtë. Ka mbajtur lidhje me krimin e organizuar, ka shantazhuar biznese dhe bashkëpunëtorë të tij ku i linte paratë”, u shpreh Valteri.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%