Bota & Kuriozitete

Shtohet bilanci i viktimave në Austri. Mes viktimave, një vogëlushe nga Kosova

todayJune 10, 2025 31

Background
share close

Sulmi makabër në një shkollë në Graz të Austrisë ku po raportohet deri në 11 viktima tronditi të gjithë Evropën. Në mesin e viktimave është edhe një vogëlushe nga Kosova, respektivisht qyteti i Vitisë.

Kryetari i kësaj Komune ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës.

“E nderuara familje Bajrami

Me pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Leas nga Komuna e jonë, e cila humbi jetën në sulmin e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Grazit në Austri. Kjo ngjarje e rëndë na ka prekur të gjithëve thellësisht. Humbja e një jete të re, me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, është një plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit prej nesh.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i gjallë ndër ne. Po ashtu i shpreh ngushëllime edhe mikes time,kryetares së Grazit Elke Kahr. Në emër të Komunës së Vitisë dhe të qytetarëve tanë, ju shpreh ngushëllimet tona të thella për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin tuaj, ku për fat të keq humbi jetën edhe një vajzë e re nga komuna jonë së bashku edhe me 9 fëmijë të tjerë. Jemi të vetëdijshëm për sfidat që sjell një akt i tillë i dhunës dhe ndajmë me ju dhe qytetarët e Grazit dhimbjen e kësaj tragjedie. Vlerësojmë reagimin tuaj institucional dhe angazhimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve, pa dallim prejardhjeje.”

Duke cituar policinë lokale, media shtetërore austriake ORF tha se disa persona ishin plagosur rëndë, përfshirë studentë dhe mësues. Nxënës dhe mësues janë midis viktimave dhe se autori i krimit besohet se ka qëlluar veten në një tualet të shkollës.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%