Bota & Kuriozitete

Si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton?- sqaron Princi William.

todayMay 1, 2024 10

Background
share close

Princi William konfirmoi se Princesha e Uellsit, Kate Middleton, “po shkon mirë”, duke iu referuar çështjes së saj shëndetësore që ka tërhequr vëmendjen globale.

Menjëherë pasi vizitoi qendrën e parandalimit të vetëvrasjeve në Newcastle, Princi William foli me gazetarët dhe korrespondentët mbretërorë që ishin mbledhur jashtë për ta takuar atë. Ndër të tjera ai u pyet për bashkëshorten e tij, Kate Middleton dhe familjen e tyre, pasi pak kohë më parë u bë e ditur se ajo ishte diagnostikuar me kancer.

Princi u përgjigj: “Gjithçka është në rregull, Faleminderit. Po ndihemi shkëlqyeshëm”.

Sakaq, ai ka shkëmbyer shtrëngime duarsh me njerëzit që e prisnin, ndërsa ka bërë edhe foto me disa.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%