Shqiperi & Kosove

Situatë kritike e zjarreve në Shqipëri

todayJuly 30, 2024 2

Background
share close

Situatë kritike nga zjarret në Shëngjin, në Shqipëri. Zjarret kanë kapluar fshatin Mal në Shëngjin, teksa vazhdojnë të jenë ende aktive që në fundjavë. Për shkak të erës, vatrat janë përhapur edhe më tej, pranë banesave dhe hoteleve, duke e bërë ë pamundur izolimin e tyre. Sipas autoriteteve, banorët e zonës janë evakuuar. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes janë angazhuar në operacionet e shuarjes së zjarreve në 24 orë, 519 forca operacionale, 45 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter i forcave të armatosura. Gjithashtu në Vlorë, Elbasan, Gjirokastër janë paraqitur vatra zjarri. Në Vlorë u vendos situata e zjarrit nën kontroll pas ndërhyrjes së ushtrisë. Teksa në Elbasan, situata mbetet e rrezikshme, edhe pas ndërhyrjes së 40 forcave të zjarrfikëseve dhe efektivëve të ushtrisë. Ndërkohë, në Gjirokastër, më shumë se 180 forca dhe vullnetarë janë duke luftuar me flakët, për izolimin e tyre.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%