Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Zyrtarisht, në stinën e ftohtë të dimrit. Sot është dita më e shkurtër e vitit dhe nata më e gjatë, e cila shënon solsticin dimëror. 21 dhjetori ka 9 orë e 5 minuta dritë, ndërsa nata do të zgjasë 14 orë e 55 minuta. Solstici dimëror shënon fillimin e dimrit në Hemisferën Veriore. Kjo ngjarje astronomike, e shkaktuar nga pjerrësia prej rreth 23.5 gradësh e Tokës në raport me orbitën e saj rreth Diellit, shënon gjithashtu solsticin veror në Hemisferën Jugore. Gjatë solsticit dimëror të Hemisferës Veriore, Poli i Veriut anon larg nga Dielli, duke e zhytur atë në errësirë për 24 orë. Në të njëjtën kohë, Poli i Jugut anon drejt Diellit, duke përjetuar dritë të pandërprerë.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)