Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rreth 400 milionë persona, shtetas të vendeve të Bashkimit Evropian do të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Ky vit shënon zgjedhjet e 10-ta parlamentare që nga votimet e para në vitin 1979. Zgjedhjet mbahen çdo pesë vjet. Këtë vit, zgjedhjet do te mbahen nga dita e sotme e deri më datë 9, duke nisur nga Holanda. Numri i anëtarëve të zgjedhur në çdo vend varet nga madhësia e popullsisë. Ajo shkon nga gjashtë për Maltën, Luksemburgun dhe Qipron në 96 për Gjermaninë. Në zgjedhjet e vitit 2019, evropianët zgjodhën 751 ligjvënës. Pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE në vitin 2020, numri i euro deputetëve ra në 705. Pas zgjedhjeve, Parlamenti Evropian do të ketë 15 anëtarë shtesë, duke e çuar totalin në 720. Dymbëdhjetë vende do të kenë deputetë shtesë të PE. Këtë vit, Parlamenti Evropian përbëhet nga 720 anëtarë.
Partitë e ekstremit të djathtë po kërkojnë të fitojnë më shumë pushtet mes një rritjeje të kostos së jetesës dhe pakënaqësisë së fermerëve, ndërsa luftërat në Gaza dhe Ukrainë janë në vëmendjen e votuesve. Ekonomia, vendet e punës, varfëria dhe përjashtimi social, shëndeti publik, ndryshimet klimatike dhe e ardhmja e Evropës janë gjithashtu çështje shqetësuese të dukshme për qytetarët.
Me 176 vende nga 705 që nga fundi i sesionit të fundit plenar në prill, Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë është grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian. Grupi i dytë më i madh është S&D, grupi politik i Partisë së Socialistëve Evropianë të qendrës së majtë, e cila aktualisht mban 139 vende. Grupi liberal dhe pro-evropian ReneU mban 102 vende përpara një aleance të përbërë nga parti politike të gjelbra dhe rajonaliste që mban 72 vende. Dy grupe me parti të ekstremit të djathtë, konservatorët dhe reformistët evropianë (ECR) dhe Identiteti dhe Demokracia (ID), mund të drejtohen për t’u bërë grupet e treta dhe të katërta më të mëdha politike në Parlamentin Evropian. Në Itali, Partia Demokratike shpreson të marrë më shumë vende se partia Vëllezërit e Italisë e Giorgia Melonit.
Funksioni i Parlamentit Evropian është negocimi i ligjeve të BE-së me anëtarë të qeverive që përfaqësohen nga Këshilli Evropian. Gjithashtu, Parlamenti Evropian ka për detyrë të miratojë buxhetin e BE-së, të votojë marrëveshjet evropiane, të zgjerojë bllokun evropian, si dhe ka fuqi për të miratuar apo refuzuar emërimin e presidentit të Komisionit Evropian dhe të komisionarëve.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)