Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ish-ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, Ilir Beqaj, është arrestuar sot, njoftoi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). “Arrestimi i Ilir Beqajt është kryer në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit”, thuhet në njoftimin e SPAK. Mësohet se arrestimi i tij lidhet me hetimet që prokurorët janë duke i kryer për një rast të dyshuar për korrupsion kur Beqaj drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. Kjo agjenci u krijua në tetor të vitit 2021 me vendim të Këshillit të Ministrave dhe kishte si mision koordinimin e ndihmës së huaj për programet dhe projektet zhvillimore. Ndër përgjegjësitë e kësaj agjencie, ishte dhe mbështetja e Ministrisë përgjegjëse për Evropën në përmbushjen e përgjegjësive të saj për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe t’i mbështeste misionet diplomatike në koordinimin e punës së tyre me donatorët e huaj. Përveç Beqajt, u arrestuan edhe dy zyrtarë të tjerë të kësaj agjencie. Ndërkohë, Ilir Beqja është duke u hetuar edhe një rast tjetër të ndarë, i cili lidhet me dyshimet për abuzime në koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Prokuroria e akuzon atë për “shpërdorim të detyrës” në lidhje me një kontratë 10-vjeçare për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)