Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
SPAK lëshon urdhër arreste për 8 persona, mbi çështjen e inceneratorit të Tiranës. Ndaj 8 shtetasve, shqiptarë dhe të huaj rëndojnë veprat penale “Mashtrimi, Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunimin e veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale. Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga aktivitetet janë pastruar afërsisht 20 milionë euro, që nga momenti i lidhjes së kontratës koncensionare, nëpërmjet krijimit të faturave fiktive, shoqërive fiktive të krijuara brenda dhe jashtë vendit. Megjithatë, hetimet vijojnë me qëllim evidentimin e përgjegjësisë së personave të tjerë të përfshirë në kryerjen e veprave penale.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)