Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Spanja, Irlanda dhe vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian planifikojnë ta njohin një shtet palestinez më 21 maj, tha përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, të enjten vonë. Në mars, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kishte thënë se Spanja dhe Irlanda, së bashku me Slloveninë dhe Maltën, ishin pajtuar për t’i ndërmarrë hapat e parë drejt njohjes së një shteti palestinez përkrah shtetit izraelit, duke nënvizuar se zgjidhja me dy shtete është thelbësore për paqe afatgjate.
I pyetur nga radioja spanjolle RNE, nëse 21 maji është dita kur Spanja, Irlanda dhe vendet e tjera anëtare do ta njihnin një shtet palestinez, Borrell tha “po”, duke e përmendur edhe Slloveninë. “Ky është një veprim simbolik i natyrës politike. Me shumë se njohjen e një shteti, kjo ka të bëjë me vullnetin që ai shtet të ekzistojë”, tha Borrell, duke shtuar se Belgjika dhe vende të tjera me gjasë do ta ndjekin këtë hap, gjithashtu. Izraeli ka thënë se planet për njohjen e Palestinës përbëjnë “vlerësim për terrorizëm” dhe se kjo do t’i kufizonte mundësitë për zgjidhjen e konfliktit në Gazë përmes bisedimeve. Të premten, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet ta mbështesë kërkesën e palestinezëve për t’u bërë vend anëtar me të drejta të plota i OKB-së, dhe ta dërgojë atë në Këshillin e Sigurimit për “rishqyrtimin e kësaj çështjeje pozitivisht”. Prej vitit 1988, 139 nga 193 vende anëtare të OKB-së e kanë njohur shtetësinë e Palestinës.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)