Bota & Kuriozitete

Spanja dhe Norvegjia njohën zyrtarisht shtetin e Palestinës

todayMay 28, 2024 1

Background
share close

Spanja dhe Norvegjia njohën zyrtarisht shtetin e Palestinës, ndërsa gjatë ditës, pritet të veprojë njëjtë edhe Irlanda. Norvegjia e ka konsideruar 28 majin si “moment historik” mes Norvegjisë dhe Palestinës. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë se vendi i tij do ta njohë shtetësinë palestineze, duke përfshirë Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij. Ai ka thënë se Spanja nuk do të njohë asnjë ndryshim të kufijve të përcaktuar më 1967, përveç nëse pajtohen palët. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, e ka kritikuar ashpër Spanjën, duke thënë se Qeveria e Sanchezit është “bashkëfajtore në nxitjen e gjenocidit kundër hebrenjve si dhe në krime të luftës”.

Kryeministri i Spanjës tha se:”Ky është një vendim historik që ka një objektiv të vetëm dhe që është të ndihmojë izraelitët dhe palestinezët të arrijnë paqen. Njohja e shtetit të Palestinës nuk është vetëm çështje drejtësie historike ndaj aspiratave legjitime të popullit të Palestinës. Për më tepër, është një domosdoshmëri e përhershme nëse duam të gjithë të arrijmë paqen.”

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%