Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Informacione për Suedin & Gede Juridik
Përse nuk i publikojmë të gjitha lajmet tek informacionet për Suedinë?
Ka pasur disa pyetje nga degjuesit dhe lexuesit e Scandinavian Albania Radio lidhur me informacionet dhe lajmet. Dëshirojmë të sqarojmë se “Informacione për Suedinë” dhe “Scandinavian Albania Radio” janë dy platforma të ndryshme, por që ndihmojnë në arritjen e një qëllimi të përbashkët.
Informacione për Suedinë është një grup në rrjetet sociale, i krijuar për të ofruar informacion për bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në Suedi. Ky grup funksionon në mënyrë vullnetare dhe pa ndonjë interes financiar, “prandaj cdo lek (kr) që ju jepni për reklamat tuaja në faqe kalon si kontribut në Swish e företag-ut të Scandinavian Albania Radio ”, duke kontribuar për komunitetin shqiptar në Suedi me informacion të saktë dhe të nevojshëm për të gjithë ju.
Scandinavian Albania Radio, nga ana tjetër, është një radio e licensuar online, që ofron lajme dhe programe të ndryshme për bashkëatdhetarët shqiptarë në Suedi dhe më gjerë. Edhe pse këto dy platforma janë të ndara, ato bashkëpunojnë 🤝 dhe janë bashkë për të ofruar informacion të saktë dhe të dobishëm për shqiptarët në Suedi, duke pasur gjithmonë si qëllim kryesor mbështetje dhe informacion të vlefshëm për komunitetin.
Qëllimi ynë është të ndihmojmë bashkatdhetarët në Suedi me informacionin e duhur nga fusha të ndryshme, duke mbajtur gjithmonë parasysh nevojat dhe interesat e tyre. Në këtë kuadër, grupi “Informacione për Suedinë” është një mundësi për të ofruar informacion të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë për ata që kanë nevojë, ndërkohë që Scandinavian Albania Radio ofron një gamë të gjerë programesh audio si emisionin për femijët, emisionin javor, Almanak (Kalendari i botës shqiptare), histori skandinave, dhe lajme të përditëshme në kohë reale.
Cfarë është një grup në FB?
Një grup në Facebook për komunitetin shqiptar në Suedi është një hapësirë ku njerëzit mund të shkëmbejnë informacione, lajme dhe këshilla të dobishme për jetesën dhe punën, emigracionin, shendetësinë dhe fusha të ndryshme në Suedi, duke u mbështetur gjithmonë në dashamirësinë dhe angazhimin vullnetar të anëtarëve të grupit, nga ana tjetër dhe ju me informacionët që ndani më grupin jepni kontribut të çmuar.
Çfarë është një radio online?
Scandinavian Albania Radio është një biznes privat i krijuar për të shërbyer komunitetit shqiptar në Suedi dhe më gjerë. Si radio, ne paguajmë taksat për shërbimet e ofruara në Skateverkett, përfshirë pagesat për të drejtat e autorit për deri në 5000 këngë që transmetojmë, qeranë e ambientit, dy linjat e internetit dhe shërbimin e një revizori. Çdo reklamë që transmetohet nga radioja është e shoqëruar me faturë dhe çdo pagesë e kryer është një kontribut i rëndësishëm për mbulimin e shpenzimeve dhe detyrimeve të radios.
Edhe pse shumë pak dashamirës kanë kontribuar me reklamat e tyre deri tani, kjo nuk na pengon aspak, pasi misioni ynë është vetëm në fillimet e tij dhe jemi të përkushtuar të vazhdojmë përpara me besim dhe dedikim, sepse kemi ju që na dëgjoni, dhe shifrat flasin vetë. Mbështetja juaj është ajo që na motivon të ecim drejtë në misionin tonë.
Pas gjithë kësaj, ne, stafi i Scandinavian Albania Radio dhe Informacione për Suedin, duam t’ju falenderojmë për besimin dhe mbështetjen që na jepni çdo ditë.
Written by: admin
Post comments (0)